SHBA-ja dhe Britania të kënaqura me certifikimin e Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 31 December 2024
Gjykata Supreme e Kosovës, të martën njoftoi se ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe.
E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk vonoi dhe deklaroi se vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.
Për këto zhvillime kanë reaguar ambasadat e huaja të akredituara në vend.
ShBA-ja tha se është e kënaqur me vendimin e KQZ-së.
“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo tentim për të politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.
Edhe ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë dëshmuar se janë të gatshme ta sigurojnë zbatimin e sundimit të ligjit.
“E mirëpres certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë se sundimi i ligjit zbatohet dhe nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike”, ka thënë ai në një postim në platformën X.
Gjykata Supreme e Kosovës, të martën doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe.
Me vendimin e PZAP-së, me datë 25.12.2024 ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Serbe dhe është anuluar njoftimi i KQZ-së së datës 23.12.2024. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte urdhëruar për certifikim të Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ankesa e LVV-së u trajtua dhe u mor vendim për të nga kolegji i përberë prej gjyqtarëve: Franciska Zhitija Ymeri kryetare e kolegjit, Delushe Halimi dhe Rrustem Thaqi, anëtarë.
Vetëvendosje apeloi vendimin e PZAP-së, i cili e hodhi poshtë atë të komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të datës 23.12.2024, raporton Klankosova.tv.
LVV përmes Blerim Sallahut u ankua kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 25.12.2024.
Supremja ka vlerësuar se ankesa nuk i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj, andaj ka ftuar KQZ-në që ta miratojë brenda afatit prej shtatë ditëve aplikimin për certifikim të Listës Serbe. /Klankosova.tv
Të tjera
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje...
-
Në kohë rekord grumbullohen paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica
Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica. ...
-
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën
Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër S...
-
Goditet për vdekje një 75-vjeçar në Cërrik
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në Cërrik të Shqipërisë. ...
-
Vazhdojnë kolonat për të dalë nga Kosova, këto janë të dhënat e fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Temperaturat deri në 12 gradë Celsius – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me die...
-
Stuhia e fortë e dimrit e vendos SHBA-në në gatishmëri të lartë
Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund...
-
Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...