Scholz: Migrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 31 December 2024
Në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, kancelari gjerman vlerësoi rolin e migrantëve në suksesin e ekonomisë gjermane dhe bëri thirrje për unitet përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme.
Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e rëndësishëm të të huajve për ekonominë gjermane: “Ne jemi 84 milionë – vetëm një për qind e popullsisë botërore! Dhe megjithatë, ne jemi fuqia e tretë më e madhe ekonomike në botë. Sepse jemi të zellshëm,” tha politikani socialdemokrat në fjalimin e regjistruar, teksa fliste për sfidat ekonomike që e presin Gjermaninë në vitin 2025: “Në mesin tonë janë edhe shumë të huaj që ndihmojnë dhe janë pjesë e historisë së suksesit të Gjermanisë. Nuk duhet të lejojmë që askush të na ndajë!”, shtoi ai.
Ngjarja në Magdeburg: “Atentat i një të çmenduri”
Sikurse një javë më parë presidenti në fjalimin e Krishtlindjeve, edhe kancelari reflektoi mbi ngjarjen tragjike të 20 dhjetorit në Magdeburg, Të tronditur qëndrojmë përballë këtij akti çnjerëzor. Si mund të shkaktojë një atentator i çmendur kaq shumë dhimbje? Shumë njerëz në Magdeburg dhe përtej saj po kërkojnë forcën për të vazhduar përballë një fatkeqësie të tillë.”
Scholz theksoi rëndësinë e solidaritetit: “Dhe ne jemi një vend që qëndron bashkë. Edhe kjo është ndjerë fuqishëm në ditët e fundit në Magdeburg.” Ai vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga qytetarët në këtë moment krize. “Prej kësaj mund të marrim forcë – sidomos në kohë të vështira si këto,” tha kancelari.
Të premten, më 20 dhjetor 2024, një shtetas saudit përplasi qëllimisht një makinë në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg, duke lënë pas pesë të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Kjo ngjarje u shfrytëzua nga grupe të caktuara për të nxitur dhunë ndaj të huajve.
Apel për pjesëmarrje në zgjedhje
Scholz bëri thirrje për përgjegjësi dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet parlamentare, që zhvillohen më 23 shkurt 2025. “Se si do të vazhdojë Gjermania, këtë e vendosni ju – qytetaret dhe qytetarët,” tha Scholz.
“Jo ata që zotërojnë mediat sociale,” shtoi ai, pa përmendur me emër pronarin e platformës X, Elon Musk. Miliarderi amerikan së fundmi kishte mbështetur partinë AfD në një opinion të botuar nga gazeta gjermane Die Welt, gjë që kishte shkaktuar kritika.
Në fjalimin e tij, Scholz vuri theksin edhe te sfidat e Gjermanisë, duke përmendur ekonominë, inflacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Kancelari tha se të gjitha këto sfida mund të kalohen duke qëndruar së bashku: “Me respekt ndaj njëri-tjetrit, me besim dhe me angazhim për njëri-tjetrin, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkërisht.”
Traditë prej vitit 1952
Tradita e mbajtjes së fjalimit të fundvitit nga kancelari gjerman daton që nga viti 1952, kur Konrad Adenauer mbajti për herë të parë një fjalim të tillë. Që atëherë, është kthyer në një moment të rëndësishëm të komunikimit politik në Gjermani. Fjalimi transmetohet në televizionet publike më 31 dhjetor në mbrëmje. /DW
Të tjera
-
Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një kạllash dhe një pịstoletë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij...
-
Vrạsja në Shkodër, flet babai i viktimës: Djalin e kam rritur pa bukë
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gje...
-
Polica po e kërkon një grua në Ferizaj, u raportua e zhdukur
Një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj më 3 janar 2025, rreth orës 17...
-
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Një shtetase e huaj ka raportuar se dikush, nën kërcënimin e thikës, ia ka gr...
-
Kạnosi me thịkë një grua, arrestohet i dyshuari- Policia jep detaje
Një person është arrestuar pasi e ka kanosur me thikë një grua. I dyshuari...
-
Përditësohen të dhënat, shtohen pritjet në Merdar e te Dheu i Bardhë
Janë përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Koso...
-
Prishtinë: Burri rrah gruan, djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën
Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i saj e ka sulmu...
-
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëve. Në raporti...
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...