Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 24 December 2024
Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë.
Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siҁ i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.
Festa e dritës
Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: “Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri. Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme.”
Kuptimi fillestar i yllit të krishtlindjeve
Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.
Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatҁinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: “Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, “adventus”, do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore.”
Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: “Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake.”
Famulltari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: “Që fëmijëve t’u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale.”
Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: “Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres.
Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t’ua kujtuar njerëzve këto gjëra.”/DW
Të tjera
-
Kriza energjetike, shteti vazhdon “talljen”: S’ka mungesë por mbingarkesë, racionalizoni konsumin
Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një njoftim ku ka thënë se vështirësia e fur...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...