Një pjesë e Ferizajt pa rrymë, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë, kërkon nga qytetarët ta kursejnë rrymën
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 24 December 2024
Qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Krahas qytetit, edhe fshatrat përreth tij më shumë po janë pa energji elektrike se sa me të, në këto 48 orët e fundit.
Për këto probleme me reduktime, nga KEDS-i thonë se një gjë e tillë po ndodh për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thotë se mbingarkesa po shkakton këto telashe dhe një pjesë e konsumatorëve po ballafaqohen me këtë, e madje po rrezikohen edhe asetet, duke çuar deri në djegjen e tyre.
“Rritja tej mase e konsumit të energjisë elektrike ka shkaktuar një varg mbingarkesash në shumë pjesë të Kosovës. Mbingarkesa, si e tillë, po shkakton telashe në disa zona kyçe. Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve janë duke u ballafaquar me sfidë të furnizimit me energji elektrike, pasi po rrezikohen asetet dhe po vjen deri te djegia e tyre që, si pasojë, konsumatorët po mbesin për një kohë pa energji elektrike deri në zëvendësimin e aseteve, ku në raste të caktuara përfshijnë kabllot e deri te transformatori”, tha Krasniqi për Reporteri.net.
Por, sipas tij, edhe në këto kushte, KEDS-i po arrin t’i furnizojë mbi 85 për qind të konsumatërove vazhdimisht.
Zëdhënësi i KEDS-it në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kursim maksimal të energjisë, në veçanti të kujdesen për ngrohjen me rrymë që kjo situatë të përballohet më leht.
“Edhe në këto rrethana, po arrijmë t’i furnizojmë mbi 95 për qind të konsumatorëve në vazhdimësi, krejt kjo si rezultat i investimeve të vazhdueshme në rrjet.
Konsumi, që po arrin nivele rekorde historike deri në 1500MË/h, i cili, krahasuar me vitin 2013, kur KEDS-i kishte filluar së operuari, ishte rreth 1000MË/h, përveçse po përballohet në masë të madhe falë këtyre investimeve, po mbulohet komplet nga prodhimi vendor dhe importi, i cili po arrin deri në 500 megavatë në orë.
“Bashkëpunimi juaj është thelbësor në këto ditë. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë, posaçërisht të kujdesen për ngrohjen me rrymë, në mënyrë që të lehtësohet gjendja dhe rrjeti distributiv ta përballojë më lehtë”, tha Krasniqi.
Të tjera
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...
-
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat
Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje...
-
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Reshjet e borës, një kamion rrëshqet nga rruga në Badovc
Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushte...
-
Përveç asaj në Katedrale, Kurti merr pjesë edhe në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krish...