Lajme

Vdekja e dyshimtë në veri, ky është personi që u gjet pa shenja jete në një shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 24 December 2024

Policia në veri të vendit në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut, ku një person u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme. Rrethanat dhe shkaku akoma nuk dihen, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i viktimes

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Desimir Avramovic, rreth 58-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, pasi kanë intervenuar në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë policore.

-Advertisement-

I ndjeri u gjet i shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera