Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 23 December 2024
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të Listës Serbe, mirëpo asnjë përgjigje nuk ka marrë nga këto institutcione që drejtohen nga Xhelal Sveçla e Donika Gërvalla. Nuk i kanë thënë KQZ-së mos i certifikoni, por kanë heshtur.
Në përpjekje për të siguruar bazën ligjore dhe verifikimin e të dhënave për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është drejtuar dy ministrive, Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e cila drejtohet nga Xhelal Sveçla, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), që drejtohet nga Donika Gërvalla.
Kërkesa për një përgjigje nga këto institucione ka pasur për qëllim verifikimin e listës së kandidatëve të propozuar nga Lista Serbe dhe përcaktimin nëse këta kandidatë përmbushin kushtet ligjore për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.Megjithatë, as MPB-ja dhe as MPJD-ja nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj kërkesës së KQZ-së.
Paparaci ka siguruar dokumentin e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, ku ndër tjera ceket edhe mos ofrimi i informatave të kërkuara nga këto dy ministri.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëse kandidati anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik (për këtë subjekt politik, MPJD nuk ka dërguar informata në lidhje me verifikimin, sipas kërkesës së Zyrës).
Ministria e Punëve të Brendshme, nëse kandidati është funksionar publik me status të veçantë, në bazë të ligjit në fuqi për zyrtarët publik (për këtë subjekt politik, MPB nuk ka dërguar informata në lidhje me verifikimin, sipas kërkesës së zyrës)”, thuhet në dokumentin e siguruar.
Megjithatë, kjo zyrë kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të këtij subjekti politik.
“Pas verifikimit paraprak që është ndërmarrë nga Zyra, dhe pas pranimit të informatave nga verifikimet e institucioneve, siç përcaktohet me nenin 30 të LZP, në përputhje me paragrafin 4 të nenit 17 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Zyra i rekomandon KQZ:
-Certifikimin e subjektit politik SRPSKA LISTA dhe kandidatëve të këtij subjekti politik për pjesëmarrjen në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen me datën 09.02.2025″, thuhet në dokument.
Kjo heshtje ka krijuar një situatë të paqartë, pasi institucionet nuk kanë marrë një qëndrim të prerë – as duke refuzuar, as duke aprovuar certifikimin e kandidatëve.
Në mbledhjen e së hënës, KQZ ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë dalë kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.
Lista Serbe e ka konsideruar vendimin si të kundërligjshëm dhe ka paralajmëruar se kryetari i partisë, Zllatan Ellek, do të japë më shumë hollësi në paraditen e së martës.
Të tjera
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...
-
Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i panegociueshëm
Anëtarësimi i Shqipëtrisë në BE, është kryefjala e Kryeministrit, Edi Rama në...
-
Osmani me dy vajzat e saja shkon për Krishtlindje në Bondsteel
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kampin Bondsteel ka qenë për...
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...