Lajme

KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 23 December 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të Isni Kilajt në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kilaj garon në listën e koalicionit AAK-NISMA.

“Edhe pas heqjes së lirisë, nuk mund t’ia heqin të drejtën për të përfaqësuar popullin! Kandidatura në listë është dëshmi se e drejta triumfon mbi çdo padrejtësi. Përkushtimi i tij për kauzën nuk ndalet, as nga prangat, as nga distanca!

-Advertisement-

Isni Kilaj- Komandant Lumi”, ka bërë të ditur vëllai i tij, Fatmir Kilaj.

Kilaj u arrestua ditë më parë nga me urdhër të Gjykatës Speciale dhe po mbahet në paraburgim me pretendimin për pengim të drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera