Lajme

SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 23 December 2024

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se është thellësisht e shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së për t’i mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

“Veprimet e KQZ-së duhet të kufizohen strikt në standarde e procedura ligjore, me çdo vendim për skualifikim të kandidatëve të bazuar vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi elektoral duhet të jetë transparent, kredibil dhe i lirë nga ndërhyrjet politike”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për KOHËN.

-Advertisement-

Ambasada e SHBA-së ka thënë se është shumë e shqetësuar nga “përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin KQZ-së të certifikimit të kandidatëve

Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira e fer, pasi i hapin dyert ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thuhet nga Ambasada.

Ambasada e SHBA-së ka thënë se roli i KQZ-së është ta mbikëqyrë zhvillimin e zgjedhjeve e të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë fer dhe të paanshme.

Përgjegjësitë e saja duhet të mbeten të rrënjosura fort në procedurat ligjore, e jo në konsideratat politike”.

SHBA-ja u ka bërë thirrje partive politike, që kanë probleme me proceset e KQZ-së, të apelojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.

“Ne i bëjmë thirrje çdo partie që ka probleme me proceset e KQZ-së që t’i shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe fer në përputhje me ligjin e Kosovës. Është thelbësore që votuesit, jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në reagim.

KQZ-ja në mbledhjen e të hënës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera