Lajme

Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 23 December 2024

Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë brenda stacionit policor Qendra.

Sinjali ka mësuar se e dyshuara që u fut në telashe është Shkurta Mehmeti, ndaj të cilët është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Bazuar në informacionet e para, e dyshuara fillimisht ishte kapur me motrën e saj në rrugën “Garibaldi” dhe pasi kishte intervenuar Policia, e njëjta është kapur me ta.

-Advertisement-

Për ta vënë situatën nën kontroll, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka sulmuar tre zyrtarë policorë, duke i goditur me shqelma.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 19-vjeçarja është dërguar në mbajtje dhe ndaj saj është iniciuar hetimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera