Lajme

Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 22 December 2024

Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.

Bajrami nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarje të shtesave për fëmijë nën 16vjeç dhe për pensionistë.

Sipas saj Qeveria e ka futur buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë për të blerë vota.

-Advertisement-

“Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota. Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota. Janë 4 vjet të humbura. Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistë

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës që vjen t’i ekzekutojnë këto shtesa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera