Lajme

Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 22 December 2024

Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pasi kryeministri Albin Kurti dha lajmin në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, “nuk do të ketë nevojë për aplikim”.

Ai tha se brenda një jave do të “mundohen” t’i ekzekutojnë këto pagesa.

-Advertisement-

“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave – dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim – t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera