Lajme

Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 22 December 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet solidarizuese pas ngjarjes së rëndë në Magdeburg.

Rohde ka përmendur edhe koncertin në Gjakovë duke thënë se ajo cka ka me të vërtetë rëndësi është paqja dhe dashuria e jo urrejtja e dhuna.

“Dua ta falënderoj Kosovës për të gjitha mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Pikëllimi i thellë pas ngjarjeve në Madgeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë të Krishtlindjeve në Gjakovë, duke na kujtuar at që ka rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo dhuna dhe urrejtja”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera