Lajme

Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 21 December 2024

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome.

Në fjalën e tij kryeministri tha se historia e gjuhës rome është shumë e gjatë, ashtu siç është rruga e saj me sfida për mbijetesën.

Ndër të tjera, i pari i qeverisë përmendi përkrahjen e këtij institucioni karshi komuniteteve joshumicë në Kosovë.

-Advertisement-

“Sot jemi së bashku të festojmë e të dëgjojmë për historinë e gjuhës rome, e cila është shumë e gjatë sikurse rruga për plot sfida për mbijetesën e saj. Ruajtja e gjuhës është një proces i rëndësishëm që kërkon angazhim nga individët, nga shoqëria e gjithashtu edhe nga institucionet për të ndihmuar këtë proces. Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme që të kontribuojë në këtë drejtim, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mekanizmave institucional për të drejtat gjuhësore”, tha Kurti.

“Gjatë tre vjetëve të fundit, së bashku me organizata joqeveritare kemi qenë pjesë e organizimit dhe nikoqirë të tre samiteve rajonale kundër diskriminimit racor. Secilin vit kemi dalë me rekomandime konkrete dhe të dobishme për politikbërjen. Një nga rekomandimet nga samiti i vitit të kaluar ka qenë ai që shërbimet të jenë me bazë në komunitet. Këtë e kemi zhvilluar gjatë vitit të fundit me një rritje prej 25 për qind për grante për qendrat arsimore si deh alokimit të mjeteve prej një çerek milioni euro për punën arsimore të këtyre qendrave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera