Lajme

Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 21 December 2024

Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky është konkursi i katër brenda 21 muajve.

“E nënshkrova vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Janë të hapura 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët. Ky është konkursi i 4 brenda 21 muajve. Kemi shpallë mbi 820 vende të reja për specializime për nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor”, ka shkruar Vitia.

-Advertisement-

“Me organizim e planifikim arritëm të mbulojmë mungesat në lëmitë specialistike, sidomos në Anesteziologji, Mjekësi Emergjente, lëmitë e shëndetit publik e Nefrologji për shërbimet e reja në rajone”, shtoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera