Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 19 December 2024
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “ka informacione se në ditët në vijim Qeveria e Kosovës do të fajësojë serbët për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc”, duke thënë se kjo nuk është asgjë e re dhe se Qeveria e Kosovës e ka bërë tashmë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti e përkufizoi këtë ngjarje si një akt terrorist.
Duke hapur seancën “tematike” të Qeverisë serbe të martën, Vuçiq fillimisht ka folur për situatën në Kosovë dhe përgjegjësinë për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc që ndodhi më 29 nëntor.
“Në Kosovë populli ynë po lufton fort për mbijetesë dhe për legjitimitet politik. Ajo që mund t’ju them është se regjimi i Kurtit në ditët në vijim do t’i shpallë fajtorë serbët pa asnjë provë materiale për aktin diversant në kanalin Ibër-Lepenc me qëllim të qartë politik. Qëllimi I kësaj është që të përpiqen në çdo mënyrë të ndalojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme”, tha Vuçiq.
Siç shkruan “Danas”, Beogradi nuk ka folur shumë për këtë rast deri më tani. Vuçiq disa ditë pas shpërthimit tha se Serbia nuk kishte asnjë lidhje me të dhe se ai mbështet fillimin e një hetimi ndërkombëtar që do të përcaktojë se çfarë ka ndodhur.
Prandaj është interesant fakti që Vuçiqit kjo temë i vjen në kohën kur bllokadat e studentëve po vazhdojnë në gjithë Serbinë dhe duket se ato nuk do të ndalen së shpejti.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a është qëllimi i Vuçiqit që të shfrytëzojë temën e Kosovës dhe shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc për të larguar deri diku vëmendjen nga protestat, bllokadat dhe qytetarët e pakënaqur, Janjiq thotë se prej kohësh ka pasur përpjekje për të rikthyer në plan të parë çështjen e Kosovës, për të larguar vëmendjen dhe për të lehtësuar presionin ndaj qeverisë, që ushtrohet përditë nga problemet e brendshme.
Janjiq thekson se njoftimi i Vuçiqit se Kosova do të fajësojë Serbinë për shpërthimin në Zubin Potok nuk është diçka e re.
“Kurti e ka bërë tashmë. Përkufizimi i tij i parë ishte se ishte një akt terrorist”, vazhdon ai.
Janjiq shton se tema e Kosovës u rikthye me sukses në diskursin publik pikërisht përmes zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen tek më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Serbia nuk mund të bëjë asgjë për zgjedhjet në Kosovë, gjithçka po ua lë autoriteteve të Kosovës”, pohon bashkëbiseduesi ynë.
Megjithatë, ai kujton se është një “lojë e vjetër”.
“Ne kemi Kurtin armik dhe heroin tonë Vuçiq, i cili do të na mbrojë nga Kurti dhe në thelb të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë”, thotë Janjiq.
Megjithatë, ai beson se tema e Kosovës, pas një muaji përpjekjesh, arriti të rikthehet përmes temës së zgjedhjeve pikërisht për të lehtësuar presionin ndaj pushtetit të shkaktuar nga problemet e brendshme.
“Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, sikurse rasti Banjska, është i shkëlqyeshëm për konflikt menaxhment”, thotë Janjiq dhe shton se është e qartë se autoritetet serbe nuk e konsiderojnë më Kosovën problem të brendshëm, por ndërkombëtar.
Duke komentuar vetë hetimin e ngjarjeve në Zubin Potok, Janjiq thotë se Komuniteti Ndërkombëtar, i mësuar nga përvoja e rastit në Banjskë, nuk ka ndërmend të krijojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë në hetim.
“Edhe pse Vuçiq e konteston këtë dhe premton një hetim të përbashkët që do të koordinohet nga Komuniteti Ndërkombëtar, qëndrimi i tyre dhe veçanërisht i ambasadorit amerikan në Kosovë është shumë i qartë. Ata do ta mbështesin Kosovën në hetim sepse konsiderohet të jetë objekt hetimi i tyre”, përfundon Janjiq.
Të tjera
-
Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë sot do të mbajnë seancë të përbashkët, e ci...
-
Mbledhja e dy Kuvendeve, Basha: Fasadë, Kosovës i duhet mbështetje me veprime konkrete
Sot që mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës Kreu i Partisë Demokrati...
-
Delegacioni nga Shqipëria arrin në Kuvendin e Kosovës për seancën e përbashkët të dy kuvendeve
Delegacioni nga Shqipëria ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e ...
-
“Nuk po ia merr vëllait është e jotja, vajzat duhet të kërkojnë pronën në familje”, vetëm 4.% e grave trashëgojnë pronë në Kosovë
Kosova vazhdon ende të ketë problem të madh me barazinë në ndarjen e trashëgi...
-
Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë
Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten n...
-
Arrestohen tre persona në Gjilan, improvizuan një laborator për prodhimin e drọgës
Janë arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Sllakoc të Gjilanit, pasi të...
-
Rrokulliset vetura e Policisë në veri, raportohet për disa policë të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku mëng...
-
34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës, në trup iu zbuluan disa hematoma
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtërpcë të enjten. Një grua dyshohet se i...
-
Liburn Aliu flet për herë të parë për mos përfshirjen e tij në listën e kandidatëve të VV-së për deputetë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për herë të parë për mos ka...
-
Si po i mashtron Rusia-afrikanët – U premtua një shans për t’u arsimuar jashtë vendit, përfunduan në fabrikat e dronëve
Atyre iu premtua një shans për të fituar para, për t’u arsimuar jashtë vendit...
-
KQZ: Asnjë nga kandidatët nuk figuron në listën e KGjK-së si i dënuar në tri vitet e fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar 11 subjekte politi...
-
192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka
Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhj...