Lajme

Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 19 December 2024

Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rreth prezantimit të shifrave për rritjen ekonomike.

Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se këto shifra janë komplet të pasakta.

Ai përmendi një fakt se Kosova ka një disbalanc të madh tregtar.

-Advertisement-

“Në vitin 2023 Kosova ka “eksportuar” para jashtë në vlerë prej 5.5 miliardë eurosh, derisa kemi futur 871 milionë euro. Pra, neto 4.6 miliardë euro kanë dalur prej Kosovës”, tha Sejdiu.

Njohësi i çështjeve ekonomike pati edhe një varg krititash drejtuar Qeverisë Kurti.

“Çka shohim e çka vërejmë? Është kosto e jetës në Kosovë, domethënë sa kushton diçka në vitin 2024 dhe sa ka kushtuar në vitin 2019-të”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera