Memli Krasniqi: Kemi vizion të qartë dhe projekte konkrete për ta zhvilkuar vendin
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 19 December 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini foli rreth qeverisjes aktuale duke thëne se PDK-ja sa ishte në pushtet për një periudhë 7-vjeçare, me një buxhet më të vogël se gjysma e atij aktual, ka realizuar projekte madhore për zhvillimin e vendit.
“Ne kemi pasur një 7-vjeçar që kemi udhëhequr qeverinë, jo 20 vite sa thotë Vetëvendosja. Me një buxhet përgjysmë më të vogël, kemi ndërtuar autostradat që i kemi sot, 120 shkolla, spitale dhe mbi 2000 kilometra rrugë të asfaltuara në të gjitha fshatrat e Kosovës,” tha Krasniqi.
Në lidhje me vizionin e PDK-së për të ardhmen, Krasniqi deklaroi se fokusi duhet të jetë tek zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.
“Fokusi ynë do të jetë zhvillimi ekonomik. Duhet të ketë më shumë fitim dhe më pak tatim. Duhet paga më të larta për njerëzit që me mund ballafaqohen me rritjen enorme të kostos së jetesës, që e përjetojmë të gjithë, nga produktet ushqimore deri te faturat e energjisë elektrike,” shtoi ai.
Krasniqi tha se PDK beson në kthimin e projekteve të guximshme dhe transformuese që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai po ashtu kritikoi qeverinë aktuale edhe për mungesën e projekteve konkrete dhe për të ardhmen ofroi vizionin e PDK-së si alternativë.
“Ne besojmë se duhet të rikthehen projektet e guximshme transformuese,” përfundoi ai.
Të tjera
-
Spiropali: Shqipëria e ka meritur më së shumti anëtarësimin në BE, na vjen keq që Kosovës s’i është dhënë statusi i kandidatit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka në fjalën e saj në mb...
-
Spiropali me fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës: Të mblidhemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota, aq sa edhe Adem Jasharit të lëvizë në varr
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi me një fjalim të fuq...
-
Konjufca në seancën e përbashkët i quan absurde masat që BE-ja i vendosi Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka marrë fjalën i pari në seancën e përba...
-
Të prirë nga Vjosa Osmani, Kurti, Rama e Konjufca hyjnë në Kuvend për nisjen e seancës së përbashkët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ...
-
Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë sot do të mbajnë seancë të përbashkët, e ci...
-
Mbledhja e dy Kuvendeve, Basha: Fasadë, Kosovës i duhet mbështetje me veprime konkrete
Sot që mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës Kreu i Partisë Demokrati...
-
Delegacioni nga Shqipëria arrin në Kuvendin e Kosovës për seancën e përbashkët të dy kuvendeve
Delegacioni nga Shqipëria ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e ...
-
“Nuk po ia merr vëllait është e jotja, vajzat duhet të kërkojnë pronën në familje”, vetëm 4.% e grave trashëgojnë pronë në Kosovë
Kosova vazhdon ende të ketë problem të madh me barazinë në ndarjen e trashëgi...
-
Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë
Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten n...
-
Arrestohen tre persona në Gjilan, improvizuan një laborator për prodhimin e drọgës
Janë arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Sllakoc të Gjilanit, pasi të...
-
Rrokulliset vetura e Policisë në veri, raportohet për disa policë të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku mëng...
-
34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës, në trup iu zbuluan disa hematoma
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtërpcë të enjten. Një grua dyshohet se i...