Lajme

Kamberi: Pengimi i vizitës së Ministrit Çeku në Preshevë është përpjekje për t’i izoluar shqiptarët e Luginës me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 19 December 2024

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës Hajrulla Ceku në Preshevë nga autoritet serbe është përpjekja e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Ai shton se këto tentativa për t’i izoluar nuk mund ta zhbëjnë lidhjen e tyre historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën.

“Pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe, përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.

-Advertisement-

Tentativat me na izolu dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën”, shkroi Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera