Lajme

Kaq dyshohet të jetë vlera e dëmit që sekretari dhe dy zyrtarët e Federatës së Karatesë i shkaktuan buxhetit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 19 December 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre zyrtarë të Federatës së Karatesë në Kosovë, të dyshuar për keqpërdorim të mjeteve financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës 2019-2023, tre të dyshuarit kanë shkaktuar një dëm të madh buxhetit të MKRS, në vlerë prej 87,463 euro.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, pas pranimit të një informacioni, kanë nisur një hetim dhe kanë ngritur dyshime të forta se zyrtarët e Federatës së Karatesë kanë keqpërdorur fonde publike.

-Advertisement-

Të dyshuarit, të identifikuar si N.G. (viti i lindjes 1974), F.M. (viti i lindjes 1982) dhe I.K. (viti i lindjes 1968), janë intervistuar dhe arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’

Policia bën me dije se pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve N.G. dhe F.M. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K. është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera