Krime ekonomike në aksion, disa të arrestuar për mashtrime me subvencione dhe mjete të MKRS-së
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 19 December 2024
Në dy raste të ndara, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit respektivisht Sektori për Hetime Financiare dhe hetuesit nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, janë iniciuar dy raste:
Rasti i parë: hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kane ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës se Karatesë të Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Të dyshuarit: N.G., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare) dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro).
Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pas sigurimit të informatave dhe provave, nën dyshimin se të dyshuarit A. M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), në cilësi të kryetarit të Komisionit për Ndarjen e Grandeve, në komunën e Obiliqit, ka ndarë subvencion në vlerë prej 9,900.00€ për një klub basketbolli i cili dyshohet se ka qene jo aktiv. I dyshuari ka qenë themelues i atij klubi. Kurse e dyshuara A.A., (viti i lindjes 1977, femër kosovare), si monitoruese e implementimit të subvencioneve, ka përpiluar raport të rrejshëm.
Mbi bazën e gjetjeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Konflikti i interesit’
Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori, i dyshuari A. M., është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa e dyshuara A.A., është liruar ne procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Sot mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë...
-
Asgjësohen mandarinat shqiptare me pesticide – Kroacia i ktheu pas, Kosova po iu kryen testet laboratorike
Mandarinat shqiptare, të kthyera nga Kroacia për shkak të pesticideve të përd...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E habitshme që asnjë qeveritar nuk mori pjesë
Të mërkurën u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese. ...
-
Mot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kr...
-
Gjendje e jashtëzakonshme në Kalifornia, shkak gripi i shpendëve
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si ...
-
Sarajeva e mbuluar nga smogu, banorët kërkojnë veprime urgjente
Fluturimet u pezulluan dhe qytetarët u këshilluan të qëndronin brenda pasi nj...
-
Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka koment...
-
Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjte...
-
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click...
-
Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta
Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rr...
-
Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një in...
-
Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...