Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier, i ndan mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 19 December 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj ka thënë se ambasadori Hovenier ishte i pari që vizitoi shtëpinë e re të AAK-së. “I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier.
Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Hovenier ishte më shumë se sa ambasador i Kosovës. “Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend“, është shprehur Haradinaj.
I pari i AAK-së i ka ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet.
“Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjte...
-
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click...
-
Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta
Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rr...
-
Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një in...
-
Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Kurti: SHBA mike speciale, Ambasadori Hovenier njeri i mrekullueshëm, gjithmonë do të jetë në zemrat tona
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë është mbajtur një pritje lamtumi...
-
Limaj: Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka lavdëruar pu...
-
Memli Krasniqi: Kemi vizion të qartë dhe projekte konkrete për ta zhvilkuar vendin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në e...
-
Krasniqi: Bedri Hamza e ka përvojën dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme për ta çu Kosovën përpara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në emision...
-
“Është fals krejt e dinë, qesharak – 500 mijë zemra me kinezë munden me i marrë” – Ardian Gjini për sondazhin e fundit
Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë...
-
Muhaxhiri: Refuzimi i Kurtit për intervistim nga Prokuroria do të dëshmonte hipokrizinë e tij
Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline, ka komentuar refuzimin e Kr...
-
Memli Krasniqi tregon pse Bedri Hamza është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin...