Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 19 December 2024
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari, e ka pranuar fajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë dhe është pajtuar me një dënim deri në dy vjet burgim.
Bahtijari e bëri këtë nëpërmjet një marrëveshjeje për pranim të fajësisë që e arriti me Prokurorinë e Specializuar.
Ai akuzohet se, së bashku me Haxhi Shalën dhe Sabit Jonuzin, kishin bashkëpunuar për ta nxitur një dëshmitar për të mos dëshmuar para Gjykatës Speciale.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur se për cilin dëshmitar bëhet fjalë apo në cilin rast ka qenë e paraparë të dëshmojë ai.
“Fajtor”, tha Bahtijari para panelit gjyqësor kur u pyet se si deklarohet për akuzat ndaj tij, në seancën e datës 19 dhjetor.
Me këtë marrëveshje, ndër tjera, Bahtijari u pajtua që në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apelimi ndaj këtij vendimi.
Një ditë më parë, edhe Shala e Jonuzi e pranuan fajësinë në gjykatë pas marrëveshjeve që arritën veç e veç me Prokurorinë.
Shala u pajtua me një dënim deri në dy vjet burgim ndërsa Jonuzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj.
Paneli gjyqësor ka bërë të ditur se vendimi për pranimin apo jo të marrëveshjeve të pranimit të fajësisë për të tre të akuzuarit “do të bëhet me kohë”.

Të tjera
-
Shala publikon video-rrëfim: Vitet e ilegalitetit kanë qenë shkollë për t’u përgatitur për luftën për liri
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar një video në rrjete sociale. ...
-
Krime ekonomike në aksion, disa të arrestuar për mashtrime me subvencione dhe mjete të MKRS-së
Në dy raste të ndara, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve E...
-
Bedri Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gj...
-
Çeku për refuzimin e vizitës në Preshevë: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka quajtur “lojë të ndytë” vendimin e au...
-
Kurti pas publikimit të rezultateve të popullsisë: Pasqyrë e realitetit dhe busulla drejt së ardhmes
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka falënderuar Agjencinë e Statistikave...
-
Shqetësuese: AKB thotë se mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vit në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
Dëshmitë e disa dëshmitarëve pranohen në prova materiale në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia nuk ka parakushte për të...
-
Karnavali Politik në Prishtinë: Edi Rama si Regjisor i Shpëtimit të Albin Kurtit
Në sytë e një votuesi të Kosovës, fotografia që do të shfaqet nesër në sallën...
-
Çfarë u kërkua më shumë në Google në 2024
Donald Trump, Izraeli, lamtumira e Alain Delon, lojërat paraolimpike dhe kupt...
-
“Bora po vjen në Kosovë”
Moti i mirë dhe temperaturat e larta mbi mesataren në stinën në të cilën jemi...
-
Ndalimi i mandarinave shqiptare nga BE, Ministria e Bujqësisë: Kemi nisur me masat
Një sasi mandarinash me origjinë nga Shqipëria që synonte tregun europian, ës...