Lajme

Plani i Trumpit për dëbimet, cilët janë emigrantët që preken?!

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 19 December 2024

Nëse i qëndron zotimeve të bëra, me të marrë detyrën në 20 janar, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump do të vërë në jetë veç të tjerash edhe planin e tij për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente.

Kjo nismë e tij sfiduese mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane, thotë Reuters.

Janë rreth 11 milionë emigrantë që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme ose me qëndrim të përkohshëm në këtë vend, sipas të dhënave nga viti 2022. Por disa analistë pretendojnë se këto shifra në fakt janë rritur në 13 apo 14 milionë. Emigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për emigracionin.

-Advertisement-

Kalifornia është shteti me numrin më të mash të emigrantëve të paligjshëm në SHBA, me rreth 2.2 milionë të tillë. Pas saj vijnë me radhë Teksasi, Florida, Nju Jorku, Nju Xhersi e Ilinois. ’Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për emigracionin. Rreth 44% e imigrantëve që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA ndodheshin në shtete të cilat ofrojnë status të “strehës së sigurt” në vitin 2022.

Forcat e rendit në shtetet që ofrojnë një status të tillë zakonisht refuzojnë të njoftojnë autoritetet përkatëse kur ndalojnë apo lirojnë një emigrant që plotëson kushtet për dëbim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera