Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 19 December 2024
Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizitë në Preshevë.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njofton se ky është një akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës.
“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje. Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës”.
Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon, thotë tutje ajo.

Të tjera
-
Karnavali Politik në Prishtinë: Edi Rama si Regjisor i Shpëtimit të Albin Kurtit
Në sytë e një votuesi të Kosovës, fotografia që do të shfaqet nesër në sallën...
-
Çfarë u kërkua më shumë në Google në 2024
Donald Trump, Izraeli, lamtumira e Alain Delon, lojërat paraolimpike dhe kupt...
-
“Bora po vjen në Kosovë”
Moti i mirë dhe temperaturat e larta mbi mesataren në stinën në të cilën jemi...
-
Ndalimi i mandarinave shqiptare nga BE, Ministria e Bujqësisë: Kemi nisur me masat
Një sasi mandarinash me origjinë nga Shqipëria që synonte tregun europian, ës...
-
Presidenti italian: Tensionet në Kosovë ndonjëherë nxehen me qëllim – pa KFOR-in, vendi do shkatërrohej
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka thënë se rreziku i ...
-
KQZ: Asnjë nga kandidatët nuk figuron në listën e KGjK-së si i dënuar në tri vitet e fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar 11 subjekte politi...
-
Abdixhiku mbledh nesër 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, prezanton projektet kryesore
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë nesër...
-
Rrëfim suksesi: Nxënësja e gjimnazit “Xhevdet Doda” zgjedhet “Studentja e Muajit” në një shkollë në Amerikë
Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka publikuar një status në Facebook kushtuar nxënëses...
-
Rritje masive e kërkesave të pabazuara për azil nga kosovarët pas liberalizimit, BE kërkon rigorozitet në nisje, Gjermania po monitoron situatën
Ende pa e bërë plot një vit pa regjim të vizave, institucionet e BE-së kanë n...
-
Osmani zhvillon takim me homologen e saj sllovene, flasin për sigurinë dhe integrimin euroatlantik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditë së sotme ka zhvilluar takim pun...
-
Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje...
-
Ismet Bahtijari shprehet i penduar për veprimet të cilat e pranoi se i ka kryer
Ismet Bahtijari të enjten para trupit gjykues u shpreh i penduar, për veprat ...