Çfarë i ndodh trupit nëse hani mandarina çdo ditë, mësoni vlerat ushqyese
Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 19 December 2024
Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim.
Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë.
Sipas informacioneve, nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Vitaminë C për përthithjen e hekurit
Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj.
Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.
Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.
Tregjet e Europës në Kërkim të Mandarinës Shqiptare
Shqipëria është duke u shndërruar në një konkurrente të fortë në Evropë në tregun e mandarinave, krahas Italisë, Greqisë dhe Spanjës. Aktualisht, fermerët e Konispolit kanë nisur me intentistet vjeljen dhe ngarkimin e arkave me destinacion eksportin drejt tregjeve evropiane.
Pothuajse gati gjysma e prodhimit të mandarinave shkon për furnizimin e tregut vendas. Ndërsa gjysma tjetër për të plotësuar kërkesat e tregjeve evropiane, të cilat në këtë stinë i kanë drejtuar sytë nga Shqipëria. Sidomos për furnizimin me mandarina.
Kërkesa e tregjeve evropiane sa vjen dhe rritet.
Ndaj dhe fermerët e Konispolit po ndërmarrin të tjerë hapa në zgjerimin e mëtejshëm të kultivitimit të këtij frutit të artë dimëror.
Mandarinat e Xarrës – Një Histori Suksesi
Duke funksionuar si qendër grumbullimi e shpërndarjeje, Xarra në Sarandë, ka vënë në funksion të mandarinës “së saj”, rreth 800 hektarë tokë, ku janë mbjellë mbi 450 mijë pemë.
Prodhimi arrin deri në 16 mijë ton prej tyre.
Ndërkohë që kujdesen për mandarinën, Xarra siguron punë periodike edhe për rreth 400 punëtorë, që vijnë edhe nga qytete të tjera si Berati, Fieri, Lushnja, Librazhdi etj, të cilët arrijnë të përfitojnë 1500-2000 lekë të reja në ditë.
Të tjera
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoleta e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...