Lajme

Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: ShBA-ja, aleati ynë më i madh, do të angazhohemi për të forcuar edhe më shumë raportet

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 18 December 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kryeparlamentari e ka falënderuar Hovenierin për “angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”.

Poashtu, Konjufca i ka theksuar Hovenierit se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me ShBA-në.

-Advertisement-

Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, SHBA-në, që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera