Uncategorized

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 18 December 2024

Dogana dhe Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskforcës –Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Komunën e Vitisë.

Në një shkrim në ‘Facebook’, Dogana e Kosovës njofton se njësitet e lartcekura në orët e pasdites së djeshme kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas kosovar.

“Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur ,mallra të ndryshme komerciale pa prejardhje dhe pa dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit, derisa vlera e mallrave, sipas tregut, është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera