Gjatë këtij viti janë realizuar 80 ekstradime në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 17 December 2024
Policia ka njoftuar se gjatë këtij viti, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka shkëmbyer gjithsej 18 mijë 528 informata me shtete të ndryshme të botës.
Gjithashtu, policia tha se gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 80 ekstradime, 30 persona janë ekstraduar nga Kosova në vende të tjera përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in dhe 50 persona janë arrestuar në shtete të huaja dhe ekstraduar në Kosovë.
“Policia e Kosovës, të gjitha strukturat e saj, gjatë këtij viti kanë vazhduar aktivitetet në realizimin e detyrave që dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik 2021-2025 dhe kryerjen e detyrave rutinë-ditore në fushën e sigurisë. Kështu edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP–ILECU), gjatë periudhës janar-nëntor 2024, ka realizuar aktivitetet në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”
“Shkëmbimi i informacionit ndërkombëtar: Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, DBNP ka shkëmbyer gjithsej 18,528 informata me shtete të ndryshme të botës. Ekstradimet ndërkombëtare: Janë realizuar gjithsej 80 ekstradime, 30 persona janë ekstraduar nga Kosova në vende të tjera përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in dhe 50 persona janë arrestuar në shtete të huaja dhe ekstraduar në Kosovë”.
“Pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare në kuadër të EMPACT-it: Policia e Kosovës ka marrë pjesë aktive në tri aktivitete të EMPACT-it (Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD), të mbështetura nga EUROPOL-i. Fokusi i këtyre operacioneve ka qenë Kontrabanda e armëve, Trafikimit me njerëz dhe Kontrabanda me emigrantë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Të tjera
-
Brukseli njofton për “suksesin” e takimit të sotëm Kosovë-Serbi
Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka njoftuar në orët e vona mbi rezult...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngj...
-
ZKM’ja jep detaje nga takimi i Bislimit në Bruksel
Në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe D...
-
Njësite të policisë dhe alarme në Rrugën B, dyshohet për një person të ạrmạtosur
Njësite të shtuara të Policisë së Kosovës janë hasur sonte në Rrugën B, në Pr...
-
Bruksel, Rama takim me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NATO-s: Herët a vonë, do propozojmë…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civ...
-
Prokuroria e Shkupit kërkon fletarreste ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin – besohet se janë larguar nga RMV
Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeminis...
-
Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me r...
-
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u përgjigjet kritikave të Kurtit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, i është përgjigjur dekla...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Podujevë, i sekuestrohen 3 mijë e 400 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në P...
-
Rrëmbehet për shkak të një borxhi të vjetër një në Pejë, policia arreston dy persona
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 17 dhjetor 2024, rreth orës 11...
-
Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë
Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se ...
-
Atentati ndaj policit në Pejë, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari për atentatin që ndodhi sot ndaj një zyrtari polic...