Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 17 December 2024
Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duk u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.
Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.
Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.
Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.
Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.
Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.
Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. /REL/
Të tjera
-
Brukseli njofton për “suksesin” e takimit të sotëm Kosovë-Serbi
Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka njoftuar në orët e vona mbi rezult...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngj...
-
ZKM’ja jep detaje nga takimi i Bislimit në Bruksel
Në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe D...
-
Njësite të policisë dhe alarme në Rrugën B, dyshohet për një person të ạrmạtosur
Njësite të shtuara të Policisë së Kosovës janë hasur sonte në Rrugën B, në Pr...
-
Bruksel, Rama takim me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NATO-s: Herët a vonë, do propozojmë…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civ...
-
Prokuroria e Shkupit kërkon fletarreste ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin – besohet se janë larguar nga RMV
Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeminis...
-
Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me r...
-
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u përgjigjet kritikave të Kurtit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, i është përgjigjur dekla...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Podujevë, i sekuestrohen 3 mijë e 400 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në P...
-
Rrëmbehet për shkak të një borxhi të vjetër një në Pejë, policia arreston dy persona
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 17 dhjetor 2024, rreth orës 11...
-
Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë
Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se ...
-
Atentati ndaj policit në Pejë, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari për atentatin që ndodhi sot ndaj një zyrtari polic...