Lajme

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral e historik

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 17 December 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, tha se derisa familjet ende kërkojnë eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkojë falje apo të pranojë të kaluarën gjenocidale.

“Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politik të Millosheviqit e regjimit të tij që udhëheqin edhe sot e kësaj dite me Serbinë, ringjallën ambiciet e saj ekspansioniste dhe hegjemonie”, tha kreu qeveritar.

Prandaj, tha Kurti, dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit e gjenocidi i kryer gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral e historik për të gjitha gjeneratat.

-Advertisement-

“Andaj për viktimat dhe për të mbijetuarit që iu vranë më të shtrenjtit, ne nuk mund të harrojmë. Në emër të drejtësisë, paqes dhe ruajtjes të së vërtetës ne duhet të kujtojmë: Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit e gjenocidi i kryer gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral e historik për të gjitha gjeneratat, është premtim për viktimat e familjet e tyre se nuk do të harrojnë asnjëherë”, deklaroi ai.

Kryeministri tregoi se gjatë këtij viti janë grumbulluar shumë materiale fizike arkivore e digjitale që dokumentojnë krimet e luftës.

“Ky informacion i grumbulluar gjatë kësaj periudhe është mbledhur nga 67 burime të ndryshme, pra organizata, institucione e koleksionues që kanë dorëzuar dëshmitë që kanë pasur”, tha ai.

Sipas Kurtit, metodologjia që po e udhëheqë këtë proces përfaqëson qasje gjithëpërfshirëse me standarde të larta profesionale e etike.

Ka përmendur bashkëpunimin që Instituti ka me ASK-në e që tha se për herë të parë gjatë regjistrimit të popullsisë qytetarët kanë deklaruar dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara e dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera