Duke përdorur propagandën, Simiq po kërkon vota nga serbët në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 17 December 2024
Në vazhdën e deklaratave parazgjedhore, është paraqitur edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka kërkuar votat e serbëve të Kosovës duke i frikësuar me institucionet e Kosovës, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “do të përdorë të gjitha mekanizmat, institucionalë dhe jashtë institucionalë, që të pengojë Listën Serbe të veprojë, prandaj serbët e Kosovës duhet të jenë të bashkuar dhe të tregojnë unitet në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke votuar për Listën Serbe”, e cila në fakt vepron në Kosovë me urdhrat e regjimit aktual serb.
Simiq ka thënë për televizionin në shërbim të regjimit të Vuçiqit, “TV Pink” se “Kurti e shfrytëzon çdo moment për të fituar pikë të lira politike” dhe se kjo, sipas tij, “në Kosovë bëhet duke i maltretuar serbët”.
“Kjo ende po kalon në mesin e votuesve shqiptarë, kjo është ajo për të cilën ai ka mbështetje dhe mbi këtë bazohet politika e tij sepse nuk ka asgjë tjetër për të ofruar. Ai ka arritur në atë nivel saqë përfaqësuesit ndërkombëtarë janë mësuar me faktin se kjo është mënyra e tij, ata kohë pas kohe lëshojnë ndonjë kumtesë anemike në të cilat as ata vetë nuk besojnë, e aq më pak serbët e Kosovës, edhe pse kanë mandat ta mbrojnë paqen dhe karakterin multietnik të Kosovës”, ka pretenduar Simiqi.
Të tjera
-
Orav: Synimi ynë është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav tha se shumë projekt...
-
Gjatë këtij viti janë realizuar 80 ekstradime në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in
Policia ka njoftuar se gjatë këtij viti, përmes kanaleve zyrtare të komunikim...
-
Lụfta kundër korrupsionit, Këshilli Evropian: Kosova me progres të kufizuar
Këshilli Evropian ka miratuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Koso...
-
Kuçi, në Speciale: S’kam asgjë për të fshehur, jam i gatshëm t’i jap të gjitha fjalëkalimet
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shprehur gatishmëri në Dhomat e ...
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të merren veprime për de-eskalim në Veri
Këshilli Evropian ka publikuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Kos...
-
Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e fishekzjarreve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e ...
-
Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin, Kosovës i kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e Asociacionit
Këshilli i çështjeve të përgjithshme i Bashkimit Evropian në takimin e minist...
-
Osmani udhëton për Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë p...
-
Gjykata e dënon me 20 vjet burgim të akuzuarin që vrạu një person para një viti në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj D.T për veprën ...
-
Memli Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ...
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërgua...
-
Policia publikon foton e dy personave që dyshohen për vjedhje
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikim e dy personave të dys...