Ish-kryetari i Apelit: Kurti mund të gjobitet apo të sillet me forcë nëse refuzon ftesën për të dëshmuar
Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 16 December 2024
Hasan Shala, ish kryetar i Gjykatës së Apelit, tha në Frontal në T7 se cilido prokuror që do të shkonte në zyrën e kryeministrit Albin Kurti për t’ia marrë atij dëshminë e kërkuar, do ta shkelte kodin e procedurës penale.
Ai tha se “kryeministri duhet të jetë shembull” dhe të paraqitet para organit të akuzës dhe t’i përgjigjet në mënyrë korrekte ftesës së Prokurorisë Speciale.
Sot, Shala tha se Kurti “e ka arsyetuar mungesën”, por tha se kërkesa e tij që prokurorët t’i presë në zyrë në një datë tjetër, është e paarsyeshme.
Ai tha se neni 129, paragrafi 5 i kodit të procedurës penale e përcakton këtë.
“Kërkesa e tij që të shkojnë prokurorër dhe ta marrin dëshminë e tij në zyrë, unë konsideroj që është kundër kodit të procedurës penale për shkak se janë të përcaktuar saktë rastet se kur mund të shkojë prokurori apo gjyqtari ta marrë dëshminë”, tha ai, duke theksuar se prokurorët duhet të shkojnë t’ia marrin dëshminë një dëshmitari vetëm në rast se ai është në moshë të thyer dhe s’mund të vijë, apo kur dëshmitari është i sëmurë.
Shala, tash avokat, tha se kodi i procedurës penale parasheh masa diciplinore si gjobë, në rast se ai nuk do ta arsyetonte mungesën. Ai tha se kryeministri mund të sillet me forcë në Prokurori në rast se ai refuzon thirrjen.
Ai tha se Kurti “duhet ta japë kontributin e vet për zbardhjen e çështjes”.
Të tjera
-
Shtyhet për 6 janar seanca për Sali Berishën
Pas përfundimit të seancës së sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin ...
-
Kurti merr pjesë në “Let’s talk 2024” të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të ...
-
‘Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi’
Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeminist...
-
Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë
Presidentja Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Sh...
-
Lëndohen edhe dy fëmijë në Shkup, si pasojë e sfidës së re në TikTok
Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtua...
-
Ganimete Musliu publikon një fotografi, thotë se kjo është darka për ushtarët e FSK-së në Istog
Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në F...
-
Bedri Hamza: Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke f...
-
Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüst...
-
Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetj...
-
Disa nxënës të plagọsur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abun...
-
Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konser...
-
“Me sy të mi e pashë”, Avokati Berisha thotë se Kurti e ka kryer intervistën në Prokurori Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëng...