Lajme

Sindikata i viziton në spital policët që u vetaksidentuan, theksohet nevoja për sigurim shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 16 December 2024

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar zyrtarët policorë të lënduar në një vetaksident të ndodhur në Zveçan.

Në këtë vizitë, nënkryetari i Sindikatës, Avdi Hoti, dhe Besim Krasniqi, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm në DPP, shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e Sindikatës për policët e lënduar, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

“Sindikata u uron të lënduarve shërim të shpejtë dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës,” thuhet përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

“Ngjarje e fundit dhe ngjarje të tilla theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policin e Kosovës që çdo ditë përballen me rreziqe të shumta. Sindikata i bën thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të trajtojnë me prioritet sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Përkushtimi ndaj mirëqenies së policëve nuk është vetëm një detyrim ndaj tyre, por një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve”.

Mbrëmjen e së premtes në vetaksidentin e një autoblinde të policisë në fshatin Grabovc të Zveçanit u lënduan tetë policë.

 Dy nga tre policët e lënduar në këtë aksident pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera