Lajme

Të paktën 30 koreano-veriorë të vrarë ose të plagosur në Kursk

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 16 December 2024

Këtë fundjavë, të paktën 30 ushtarë nga Koreja e Veriut janë raportuar të vdekur ose të plagosur në Kursk.

Tre ushtarë të Koresë së Veriut raportohen gjithashtu të zhdukur nga fshati Kurilovka, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës,.

Kurse, sipas disa medieve amerikane, Koreja e Veriut mbështet trupat ruse me mijëra ushtarë.

-Advertisement-

Ushtarët e Koresë së Veriut gjithashtu mund të kenë hasur në rezistencë të papritur edhe para luftimit. Sipas ekspertit ushtarak Joakim Paasikivi, ka raportime se trupat kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme infektive kur kanë mbërritur në Rusi dhe shumë prej tyre thuhet se nuk mund të tolerojnë ushqimin vendas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera