“Dështimi më i madh i kesaj qeverisjeje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit”, Haradinaj prezanton kandidatet nga Podujeva
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 14 December 2024
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, pa prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Podujeva.
Haradinaj ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për izolimin e Kosovës dhe stagnim.
“Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka prezantuar tre kandidatët për deputetë nga Podujeva.
“Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj është zotuar se do të ndalë ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Programi ynë për Kosovës Fituese mes tjerave parasheh masa si: Rritja e pensioneve të veteranëve dhe atyre të moshës në 500 euro që në vitin e parë të qeverisjes. “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojë shtesa për fëmijë dhe lehona, përkujdesje për të moshuarit, mbështetje për personat me nevoja të veçanta dhe banim për çiftet e reja. Nuk do të lejojmë që rinia jonë të largohet – do të krijojmë mundësi reale punësimi përmes projekteve konkrete që sjellin rezultate të menjëhershme. Kosova do të fitojë, sepse e meriton më të mirën!”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...
-
Kurti kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij
Në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 ushtarëve të UÇK...
-
Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Emshir
Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të Prishtinës si pasojë e një a...
-
Diskutohen prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë për fuqizimin e diasporës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadë...
-
MPJD: Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuara drejt integrimit evropian
Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të ...
-
Historia/ Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun?
Parashqevi Simaku është një emër ikonë për muzikën shqiptare. Përpara vit...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Lipjan – Prishtinë
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy vetura...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hapja e fabrikës së mụnicionit në Kosovë, opozita e sheh si mision të parealizuar
Hapat e parë për hapjen e një fabrike për prodhim të municionit në Kosovë jan...
-
Gjendet i vdẹkur një person në Shkrel të Rugovës
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Fadil...
-
Përkujtohen Mujë Krasniqi e 41 dëshmorët e tjerë, kërkohet shfuqizimi i Speciales
Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtar...
-
Osmani e falënderon Carpenterin për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për ...