Kulturë

“Kthimi në Kosovë” nga Juliuss Strauss hapi festivalin `Hyjnesha në Fron`

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 14 December 2024

Mbrëmë u hap edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”. Ky edicion, që tradicionalisht mbledh artistë, kineastë dhe adhurues të artit nga e gjithë bota, u hap me një program të pasur dhe emocionues.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, atmosfera u mbush me emocion falë shfaqjes së filmit dokumentar “Kthimi në Kosovë” nga Juliuss Strauss, një dokumentar prekës dhe i fuqishëm kushtuar familjes Deliu. Për këtë dokumentar të veçantë, themeluesi dhe kryetari i bordit të Festivalit, Besim Ajeti, e nderoi filmin me çmimin më të lartë të festivalit, “Hyjnesha e Artë”, si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mesazhin e tij të thellë dhe ndikimin në publik, ka njoftuar përmes komunikatës ky festival.

Në mesin e të pranishmëve, drejtori i festivalit, Enis Brahimi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.  Ai ndau disa detaje mbi ecurinë e këtij edicioni dhe përgëzoi organizatorët për punën e palodhur.

-Advertisement-

Drejtori artistik, Shkelzen Sylejmani, me pasion për historinë dhe traditën e festivalit “Hyjnesha në Fron”, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në skenën kulturore ndërkombëtare. Ai theksoi arsyet pse “Kthimi në Kosovë” u zgjodh për të hapur këtë edicion, duke theksuar rëndësinë e tij si një histori njerëzore që pasqyron fuqinë e kthimit, rezistencës dhe shpresës.

Festivali do të vazhdojë deri më datë 15 dhjetor, me një gamë të larmishme aktivitetesh, duke përfshirë shfaqje filmash si dhe masterklasa të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera