Lajme

Policia sekuestron mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 14 December 2024

Policia ka sekuestruar mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak.

Në njoftim thuhet se paratë janë gjetur gjatë kontrollimit të një automjeti me vozitës shtetas të Serbisë.

“Më datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera