Kaja Kallas kritikon Kancelarin Scholz për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 14 December 2024
Përfaqësuesja e BE-së për çështjet e jashtme Kaja Kallas ka kritikuar kursin e kancelarit Olaf Scholz (SPD) në Ukrainë.
Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për kursin e tij politik në Ukrainë. “Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, më shumë municione, në mënyrë që të jetë e fortë kur të bëhet fjalë për negociatat. Sa më e fortë të jetë Ukraina ushtarakisht, aq më e fortë është ajo në tryezën e negociatave. Ky duhet të jetë fokusi ynë,” tha Kallas për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung.
Deri më tani kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.
“A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen?”
Drejtuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas shprehu gjithashtu kritika edhe për refuzimin e kancelarit gjerman për të përmendur si objektiv një fitore të Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.
“Nuk e kuptoj pse njerëzit kanë frikë t’i përdorin ato fjalë,” tha ajo. Bëhet fjalë për pyetje të thjeshta: “A doni që rregullat ndërkombëtare të zbatohen? Dëshironi një botë, në të cilën forca nuk triumfon mbi të drejtën? A janë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe a duhet të respektohen ato? “Nëse përgjigjeni po për të gjitha këto pyetje, atëherë ju duhet të dëshironi që Ukraina të fitojë.”
Kallas pro Ukrainës në NATO
Kallas u shpreh në favor të pranimit të Ukrainës në NATO për të mbrojtur vendin nga Rusia. “Unë besoj se anëtarësimi në NATO është garancia e sigurisë që funksionon,” tha ajo. Ashtu si një numër i krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive në aleancë, Scholz është skeptik në lidhje me perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt./DW
Të tjera
-
Me Martin Berishajn në krah, Albin Kurti kërkon votën e diasporës në Kroaci
Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur takim me bashkatdhetarët në Kroaci, ku i...
-
Mediat në SHBA raportojnë për arrestimin e Ahmet Gashit si i dyshuar për një vrasje të 2006-ës, ai ishte ekstraduar nga Kosova
Mediat amerikane kanë raportuar për arrestimin e Ahmet Gashit (42 vjeç) për s...
-
Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave
Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, K...
-
Policia sekuestron mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak
Policia ka sekuestruar mbi 12 mijë euro në pikën kufitare Bërnjak. Në njof...
-
“Shumica nga Kosova” – Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor në Gjermani
“Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qersh...
-
Sveçla viziton policët që po trajtohen në QKUK: Shkaqet e aksidentit po hetohen
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar tre policët që po ...
-
Faktet që hedhin dritë mbi pastërtinë e luftës së UÇK-së: Bardhyl Mahmuti promovon librin më të ri në Gjermani
Përpara vendosjes së kontakteve diplomatike ndërmjet përfaqësuesve të Ushtris...
-
Bedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari Ag...
-
“Nxehet” Edi Rama: Shqipëria, më e sigurt se Britania, Franca e Gjermania
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” tha se Shqipër...
-
Tre policët e aksidentuar po vazhdojnë trajtimin në QKUK, kjo është gjendja e tyre
Tetë policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë që...
-
Vuçiq: S’pres ndryshime të lehta dhe të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën pas ardhjes së Trumpit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për rikthimin e Donald Trump...
-
Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, Gjykata e Tiranës merr njw vendim për të arrestuarit
Pesë personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh nga Kosova janë lënë ...