16 ligjet e dërguara në Kushtetuese, Shala: A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 13 December 2024
Ferat Shala, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar për projektligjet që kjo parti i ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese, e ku një ndër ta është edhe ai për menaxhimin e resurseve ujore.
Rreth këtij të fundit, ai ka thënë se kishte ‘‘përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze’’.
‘‘Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari’’, ka shkruar ai ndër tjerash.
Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së ka shtruar pyetjen se nëse qeveria po vepron ende me atlasa të Jugosllavisë.
Postimi i plotë:
A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?!
Ndër 16 projektligjet që sot i dërguam në Gjykatën Kushtetuese është Projektligji për menaxhimin e resurseve ujore, për dërgimin e të cilës kam qenë bartës unë si deputet i PDK-së.
Sikur mazhoranca mos ta kontrabandonte nëpër terr këtë dhe 15 projektligjet e tjera, kisha përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze. Por, sot do ta ndaj vetëm njërin shqetësim, i cili, ndonëse duket i natyrës teknike, në thelb është më problematik se kaq.
Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari.
A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?! Pse këto referenca gjeografike jugonostalgjike?!
Duhet të kthehen konceptet e pellgjeve lumore me emërtimet e lumenjve të Kosovës!
Të tjera
-
Ballkani – Llapi, dueli kryesor i ditës në Superligë
Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të xhiros së 17...
-
Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, Gjykata e Tiranës merr njw vendim për të arrestuarit
Pesë personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh nga Kosova janë lënë ...
-
Ushtria e Kosovës i mbush 6 vjet, Haradinaj: E gatshme të shërbejë për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë si anëtare e NATO-s
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka...
-
Trump kërkon rrëzimin e tyre, FBI po heton mbi dronët misteriozë mbi bazat ushtarake
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një seri pamjesh misterioze të dr...
-
26 vite nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij
Sot janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonë...
-
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente
Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin Potok. Në sht...
-
Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbas...
-
Djali raporton në polici se e gjeti të vdekur babain në Mitrovicë
Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Mitrovicë, ku djali ka ...
-
Trumpi kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të premten se...
-
Gjashtë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Sot janë bërë gjashtë vjet që kur Forca e Sigurisë së Kosovës u transformua n...
-
“Zyrtari policor humbi kontrollin mbi automjet” – Policia jep informacione për aksidentin me autoblindë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në ve...
-
Kanadaja thotë se do t’i përgjigjet me forcë tarifave të SHBA
Otava dhe provincat e saj thanë se do të përgjigjen me forcë nëse administrat...