Lajme

Burri i Edona Llalloshit dyshohet se e rrahu kandidaten për deputete, Prokuroria thotë se ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 13 December 2024

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po dyshohet për dhunë në familje.

Rasti për Express është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila njofton se për të është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera