Lajme

CorrWatch: 148 përfitues të granteve të MBPZhR-së nuk figurojnë në ARBK, 70 nuk lidhen me bujqësinë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 13 December 2024

Iniciativa CorrWatch pas analizimit të granteve të Ministrisë së Bujqësisë 2020-2023, ka deklaruar se disa biznese përfituese kanë veprimtari të cilat nuk lidhen me bujqësinë sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).

Nga CorrWatch është thënë se “disa biznese përfituese: Kanë veprimtari që nuk lidhen me bujqësinë sipas ARBK-së, nuk janë të regjistruara ose janë regjistruar pas thirrjes, kanë mbyllur aktivitetin e tyre pas marrjes së grantit”.

Sipas të dhënave të publikuara të CorrWatch në vitin 2020/2021, kanë qenë 304 përfitues, 186 prej të cilëve figurujnë në rregull.

-Advertisement-

Por, “89 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre”.

“15 prej tyre si Aktivitet Primar të Biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi, 14 përfitues kanë shuar bizneset e tyre ndonëse kanë fituar grant”.

Në vitin 2022, kanë qenë 473 përfitues, sipas të dhënave të kësaj iniciative vetëm 275 prej përfituesve figurojnë në rregull.

“11 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre, 41 prej përfituesve prej tyre si Aktivitet Primar të Biznesit kanë regjistruar aktivite të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi, 4 prej tyre figurojnë si biznese jo aktive 142 përfitues kanë regjistruar biznesin e tyre në vitin 2023, ndonëse thinja për grante është hapur në vitin 2022”.

Kurse në vitin 2023 nga 446 përfitues, 271 prej përfituesve figurojnë në rregull.

“48 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre, 14 prej përfituesve prej tyre si Aktivitet Primar të Biznesit kanë regjistruar aktivite të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me bujqësi, 4 prej tyre figurojnë si biznese jo aktive”, transmeton albanianpost.

“123 përfitues kanë regjistruar biznesin e tyre në po të njëjtin vit”, është thënë nga CorrWatch.

Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë muajit nëntor rreth favorizimeve familjare dhe shpërthimit të nepotizmit në Ministrinë e Bujqësisë.

Iniciativa “CorrWatch” dhe Këshilli për Mbrojtjen dhe e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kishin reaguar ndaj mostransparencës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural pasi që të njëjtit vazhdimisht kanë kërkuar listën e plotë të përfituesve të subvencioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera