Lajme

Minatorët e Trepçës me përkujdes të shtuar mjekësor

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 13 December 2024

Minatorët e Trepçës, tashmë do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kuadër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga ShSKUK-ja, e cila ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen “Trepça”.“Po ashtu, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion. Po ashtu, punëtorët do të ju nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e ShSKUK-së. Ky bashkëpunim është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe Sh.A. “Trepça”. Kjo marrëveshje është nënshkruar në afat prej 3 vjetësh, me mundësi rishikimi ndërmjet dy palëve”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera