DASH: Dhjetë kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 December 2024
Dhjetë shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri, ndërsa për 70 shtetas të Kosovës në këtë shtet nuk ka informacione për vendndodhjen apo nëse janë gjallë.
Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023.
Në pjesën për Kosovën përmendet se Kosova i ka riatdhesuar 121 persona dhe i ka arrestuar 12 shtetas të saj që kanë qenë në Siri.
Aty është vlerësuar se, sikurse në të kaluarën, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të cenueshëm ndaj përpjekjeve për rekrutim nga ana e organizatave të dhunshme fetare.
Pas shpërthimit të konfliktit në Siri, më 2011, vlerësohet se rreth 350 kosovarë patën udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, për të luftuar kryesisht krah grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Personat që janë kthyer në Kosova janë përballur me procese gjyqësore.
Megjithatë, sipas raportit, ndonëse korniza legjislative e Kosovës parasheh ndjekjen penale të të dyshuarve për mbështetje të aktiviteteve terroriste apo pjesëmarrjen në luftërat e huaja, dënimet për kryerje të veprave terroriste janë të buta, me lirime të kusht apo lirime të parakohshme, si dhe mbikëqyrje të çorganizuar pas lirimit.
Në vitin 2015, Kosova e ka miratuar një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ndërsa Kodi Penal parasheh dënime për kryerje të veprave terroriste prej pesë vjet e deri në burgim të përjetshëm.
Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen shtatë prej tyre.
Në raportin e DASH-it përmendet se prej majit të vitit 2023, Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara (FBI) ka angazhuar një këshilltar për kundërterrorizëm që të mbulojë rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Agjentë të FBI-së është thënë se kanë marrë pjesë në takimet e task-forcës kundërterrorizmit dhe kanë ofruar këshilla përgjatë hetimeve.
Aty përmendet po ashtu se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet kundërterrorizmit më 2023, dhe që e ka miratuar strategjinë e shumëpritur dhe planin e veprimit për luftim dhe parandalim të terrorizmit, për periudhën 2023-28, të katërtën qysh prej pavarësisë.
Sa u përket incidenteve terroriste që kanë ndodhur në Kosovë më 2023, në raport është përmendur që pas sulmit të 29 majit të atij viti të serbëve kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, autoritetet e Kosovës kanë shpallur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste.
Është përmendur edhe sulmi në Banjskë të Zveçanit, i kryer më 24 shtator, si pasojë e të cilit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kosova fajëson Serbinë për organizim dhe kryerje të sulmit, ndërsa Beogradi mohon gjithçka.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...