Uncategorized

Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri, rrit furnizimin me ujë dhe ka efekt në restaurimin ekologjik

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 12 December 2024

Në provincën Henan të Kinës Qendrore, qyteti i Jiaozuo-s ilustron përfitimet e projektit të devijimit të ujit nga Jugu në Veri për banorët vendorë.

Qysh nga fillimi i projektit në vitin 2014, Jiaozuo ka marrë mbi 430 milionë metra kubë ujë nga rezervuari Danjiangkou në provincën Hubei, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit në këtë qytet dhe duke i mundësuar atij të kalojë nga një ekonomi e bazuar te qymyri në një model më të qëndrueshëm që mbron mjedisin.

Transformimi është reflektuar në krijimin e një korridori të gjelbër 10 kilometra përgjatë kanalit, i cili shërben si hapësirë ​​çlodhëse dhe pjesë përbërëse e ekosistemit vendor. Për më tepër, mbi 60 milionë metra kubë ujë janë përdorur për përtëritjen ekologjike, duke krijuar përfitime si për sistemet ujore të qytetit, ashtu edhe për ekosistemet përreth.

-Advertisement-

Projekti i Devijimit të Ujit nga Jugu në Veri, që kremton tani 10-vjetorin, ka transferuar gjithsej 76.7 miliardë metra kubë ujë, duke sjellë përfitime për më shumë se 185 milionë njerëz në 45 qytete të mesme dhe të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera