Lajme

Osmani me republikanin Tillis, bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 12 December 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis.

Bashkë, ata diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

“Jemi në  Ëashington D.C për takime në  Senat e në  Dhomën e Përfaqësuesve, para se të  vazhdojmë  për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor  të  ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të  cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë  e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

-Advertisement-

Ajo shton se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë  parakusht për prosperitet e zhvillim, ndërsa thotë se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera