IPK me 8 rekomandime për përdorim të kamerave trupore nga Policia
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 12 December 2024
Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë tetë rekomandime ndaj Policisë së Kosovës, pas inspektimit të përdorimit të kamerave të trupit.
“IPK në kuadër të raportit i ka dhënë Policisë së Kosovës tetë rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e angazhimit të komisioneve për realizimin e inventarizimeve periodike tre mujore sipas Marrëveshjes së Donacionit, organizimin e trajnimeve në përdorimin e kamerave dhe administrimin e provave për zyrtarët policor të pa trajnuar, organizimin e inspektimeve të kohëpaskohshme mbi funksionimin e sistemit dhe përdorimin e kamerave të trupit”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Sipas njoftimit, inspektimi ka përfshirë vlerësimin e respektimit të legjislacionit për përdorimin e sistemit të kamerave të trupit, e administrimit të pronës së pranuar si donacion, e efektivitetit në funksionimin e kamerave të trupit, e efektit të sistemit në ngritjen e sigurisë/transparencës/llogaridhënies dhe performancës, si dhe vlerësimin e masave të sigurisë lidhur me administrimin e provave digjitale.
“Inspektimi ka vënë në pah dhe ka adresuar përmes rekomandimit edhe përdorimin urgjent të kamerave të trupit nga strukturat e Departamentit të Kufirit, zgjerimin e sistemit të kamerave të trupit edhe në njësi tjera policore, klasifikimin e materialeve të regjistruara për qëllime të ruajtjes dhe administrimit të duhur të tyre”, vazhdon njoftimi.
Kamerat e trupit të cilat tanimë i ka në dispozicion Policia e Kosovës janë donacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Byrosë për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit.
Të tjera
-
Presidenti i Koresë së Jugut nuk dorëhiqet pas ‘ligjit ushtarak’: Do lụftoj deri në fund
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij p...
-
Shefi i NATO-s thotë se Putini dëshiron konfrontim me Evropën pas Ukrainës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se ...
-
“KRU GJAKOVA” tregon sakrificat e punëtorëve në terren
“KRU GJAKOVA” bën të ditur se pas çdo pikë uji që shijojmë, qëndron përku...
-
Bedrije Syla-Alshiqi caktohet U.D. e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës njofton se mbajti takimin e 259-të me radhë,...
-
Cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara nga tërmetet?
Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur pas mesnate Kosovën, duke u ndjerë më ...
-
Mundësohet puna praktike për nxënësit e Prishtinës në Ndërmarrjen Publike Banesore
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoft...
-
Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit në 3%
Banka Qendrore Evropiane ka ulur përsëri normën e interesit duke e çuar n...
-
Osmanit i konfirmohet bashkëpunimi në dobi të paqes dhe sigurisë nga kongresisti Sessions
Presidentja Vjosa Osmani, në Uashington D.C është takuar edhe me kongresistin...
-
ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Pres...
-
Bislimi takohet me përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të...
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pac...
-
Maqedonci e njofton homologun e tij nga Letonia për gjendjen në veri pas sụlmit tẹrrorist në Ibër Lepenc
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë zyrtare homologun e...