Mediat ndërkombëtare: Alarm, çmimi i kafesë me i larti në 50 vjet
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 12 December 2024
Çmimet e kafesë kanë arritur nivelet më të larta të shtrenjëtimit në pothuajse 50 vjetët e fundit, kanë dhënë alarmin këto ditë mediat prestigjoze ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kjo rritje do të ndikojë direkt në rritjen e çmimit e kafesë edhe për konsum shtëpiak dhe atë të lokaleve. Sipas tyre, kjo rritje e çmimit të kafesë në bursë i prek edhe korporatat e mëdha, siç janë Nestle dhe Starbucks, të cilat do të detyrohen që t’i shesin produktet e tyre më shtrenjtë se deri më tash.
Rritja e fundit të çmimit të kafesë vjen kryesisht si rezultatet i motit të keq në Brazil dhe Vietnam, vende këto që prodhojnë shumë kafe për tregun global.
Prodhimi i kafesë ka qenë problematik tash e tri vjet rresht, duke shkaktuar mungesa të mëdha në treg dhe rritje të çmimeve deri në 4.06 euro për kilogram, nivel ky që nuk është parë që nga viti 1977.
Nëse kjo situatë vazhdon, çmimet e kafesë mund të godasin edhe më rëndë konsumatorët dhe bizneset. Brazilit, prodhuesit kryesor të kafesë arabika, po i mungojnë lulet e nevojshme për kokrrat e kafesë për shkak të thatësirës së rëndë, ndërsa në Vietnam reshjet e tepërta të shiut e kanë dëmtuar prodhimin e kafesë robusta. Ekspertët thonë se prodhimi në këto vende mund të bjerë deri në 10% vitin e ardhshëm, duke përkeqësuar tutje mungesat globale.
Kjo situatë i ka zhytur tregtarët e kafesë në krizë. Shumë kompani të mëdha tregtare në Brazil po përballen me ristrukturime të borxheve, dhe disa rrezikojnë falimentimin për shkak të çmimeve të larta dhe vështirësive për të marrë mallrat e tyre.
Në përpjekje për të shmangur humbjet, tregtarët po përpiqen të lidhin kontrata të reja për kafenë në të ardhmen, gjë që po nxit çmime edhe më të larta. Kjo situatë po krijon një cikël të rrezikshëm që mund të çojë në pasoja më të rënda për tregun.
Për konsumatorët, kjo do të thotë vetëm një gjë: kafe më e shtrenjtë. Roasterët, që blejnë kafe muaj më parë, pritet të rrisin çmimet e produkteve të tyre brenda 1-2 muajve.
Reuters vlerëson se më të goditurit nga rritja e çmimit do të jenë konsumatorët e zakonshëm që blejnë kafe në dyqan ose përgatisin në shtëpi.
Të tjera
-
REL: Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore
Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria...
-
KQZ: Me 7 janar të vitit të ardhshëm bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar të enjten se gjatë periudhës sh...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotografitë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arres...
-
Partia e Elbert Krasniqit shpalos listën e kandidatëve për deputetë
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka publikuar listën e kandidatëv...
-
Maqedonci pret ministrin e mbrojtjes të Letonisë
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, është duke qëndruar për vizit...
-
Paralajmërojnë shkencëtarët: Vera e ardhshme, e treta më e nxehta në histori
Ndonëse jemi në prag të dimrit, shkencëtarët kanë paralajmëruar për temperatu...
-
Punëtoret filipineze ankohen se ạbuzohen e maltretohen në Kosovë
Të mashtruara nga agjenci të rekrutimit me ëndrra për një jetë më të mirë, sh...
-
Ford: Nëse Trump tarifon Kanadanë do të ndërpresim eksportin e energjisë drejt SHBA-së
Kryeministri i provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford nuk është tërhequr n...
-
Ministri i mbrojtjes së Letonisë në Kosovë, pritet me ceremoni nga Maqedonci dhe FSK
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, është duke qëndruar për vizit...
-
Lajmi i fundit: Rrạhje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona
Mbrëmë në orët e vonshme ka ndodhur një rrahje masive, në një nga restorantet...
-
Tjetër rekord nga Elon Musk, ja sa ka arritur pasuria e tij
Pasuria neto e shefit të Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk ka tejkaluar 400 milia...
-
Osmani uron Kenian për Ditën e Pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar popullin e Kenias me rastin e ...