Lajme

Në listën e VV-së edhe akademiku i Glauk Konjufcës, Agim Bahtiri

Autori: Gazeta inFokus 00:45 | 12 December 2024

Në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje është edhe Agim Bahtiri, një prej emrave më të përfolur të zgjedhjeve të fundit komunale.

Në zgjedhjet komunale, Bahtiri ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës. Për ta mbështetur atë, i gjithë lidershipi i kësaj partie ishte vënë në shërbim të fushatës së tij. Nga kreu i partisë, tash Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, të gjithë ministrat dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishin në fushatë në Mitrovicë për të kërkuar vota për Bahtirin, shkruan Gazeta Infokus.

Në një rast gjatë fushatës, Glauk Konjufca e kishte cilësuar Bahtirin si “akademik Agim Bahtiri,” ndonëse personaliteti i tij nuk njihet për ndonjë përgatitje arsimore të nivelit të lartë, madje as për standarde fillore.

-Advertisement-

Përkundër kësaj mbështetjeje të fuqishme nga Vetëvendosje, Agim Bahtiri pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet komunale. Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, fitoi në raundin e parë me 53.86% të votave, ndërsa Bahtiri, që kishte qeverisur Mitrovicën për dy mandate, arriti të marrë vetëm 34.40% ose 10,279 vota.

Rikthimi i tij në listën për deputet pritet të nxisë diskutime, kryesisht qesharake dhe qe mund të prodhojnë kontent për tallje në tiktok dhe rrjetet tjera sociale./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera