Lajme

Vetëvendosje ende s’e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, edhe pak minuta mbyllet afati në KQZ

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 12 December 2024

Lista Vetëvendosje ende se ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, ani pse edhe pak minuta mbyllet afati në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të zgjasë deri në mesnatë afatin për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Afati i ri do të mbyllet në ora 23:59 të mbrëmjes së sotme.

-Advertisement-

Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera