Haradinaj mbush sallën në Gjilan: Është koha për ndryshim, Gjilani meriton trajtimin e duhur
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 11 December 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një tubim madhështor, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjilani për Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Amautostrada e Gjilanit e mbetur shkret që nga 2020, është dëshmia më e qartë e dështimit dhe paaftësisë së kësaj qeverie. “Gjilani u harrua nga Qeveria Kurti për tërë këto vite radhaz.
“Projektet kapitale që i nisëm ne ndaluan, ndërsa rinia po merr rrugën e mërgimit për shkak të mungesës së perspektivës. Autostrada e Gjilanit e mbetur shkret që nga 2020, është dëshmia më e qartë e dështimit dhe paaftësisë së një qeverie që s’di të bëjë asgjë përveç propagandës“, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj para gjilanasëve ka premtuar pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro. “Programi ynë është konkret dhe transformues: Anëtarësimi direkt në NATO për siguri dhe zhvillim ekonomik, rritje të pagës mesatare në 1000€, pensione 500€, mbrojtje të prodhimit vendor, subvencione për eksportuesit, përkrahje secilën familje me “Pakonë për Mirëqenien e Familjes”. Do të investojmë në rregullimin e lumenjve, në impiantet për ujëra të zeza, në infrastrukturën moderne që Gjilani e meriton“, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se në qeverisjen e tij Gjilani ka përfituar 170 milionë euro projekte kapitale. “Gjatë qeverisjes sonë, 170 milionë euro investime kapitale transformuan këtë qytet, që sot ka mbetur pa asnjë kujdes qeveritar. Me ekipin tonë të fuqishëm – Ahmet Isufin, Nazim Gagicën, Zarife Asllanin dhe Kushtrim Xhemailin – jemi gati të rikthejmë madhështinë e Gjilanit dhe tërë Kosovës. Është koha për veprim e ndryshim. Është koha për Kosovën Fituese“, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Dukagjin Gorani: Me këtë listë, Vetëvendosja e ka në rrezik vendin e parë
Analisti politik, Dukagjin Gorani, ka komentuar listën e kandidatëve për depu...
-
Pse e la Albin Kurti Liburn Aliun jashtë listës së kandidatëve për deputetë?
Pas rreth dy dekadash bashkëpunim, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Libu...
-
Në listën e VV-së edhe akademiku i Glauk Konjufcës, Agim Bahtiri
Në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje është edhe Agim ...
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve, shumë të papritura
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 9 shkur...
-
Kurti: E dorëzuam listën e fitores së madhe
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar ...
-
LAJMI I FUNDIT: Këto janë partitë politike që kanë dërguar listat në KQZ para mbylljes së afatit
28 subjekte politike: prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa...
-
Liburn Aliu e Besnik Bislimi përjashtohen nga lista e Vetëvendosjes për deputetë
Lëvizja Vetëvendosje ka lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet, dy pre...
-
“Lista për Familje” publikon emrat e kandidatëve për deputetë, Selim Pacolli dhe Mërgim Mavraj pjesë e saj
Koalicioni për Familjen ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për depute...
-
Vetëvendosje ende s’e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, edhe pak minuta mbyllet afati në KQZ
Lista Vetëvendosje ende se ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, an...
-
“Kam vendosur të mos rikandidoj për deputete” – Vjen një tërheqje e papritur nga VV pak minuta para përfundimit të afatit
Deputetja e VV’së, Tinka Kurti ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedh...
-
Reagon edhe Bekim Jashari, jep sqarime për lajmin e rrejshëm qe Besarta Jashari është kandidate nga VV
Pas një lajmi që ka qarkulluar në media se Besarta Jashari do të kandidojë pë...
-
Arlind Manxhuka i VV-së demanton lajmin për Besarta Jasharin, Klan Kosovën e quan media të Serbisë
Drejtuesi i zyrës për media të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka demantuar la...